1. një treg i tillë i konsoliduar.

1.     E-commerce– modeli botëror dhe zhvillimi i tij në Shqipëri 1.1  Çfarë është e-commerce?E-commerce (electronic commerce ose EC) është blerja dhe shitja emallrave dhe shërbimeve, ose transmetimi i të dhënave apo fondeve nëpërmjet njërrjeti elektronik, kryesisht Internetit. Këto transaksione biznesi ndodhin nganjë biznes tek një biznes tjetër, nga një biznes tek konsumatori, nga njëkonsumator tek një konsumator tjetër ose nga konsumatori tek biznesi. 1.

2  Sika qenë ecuria e tregtisë online vitet e fundit në Shqipëri?Blerjet online duket se poshndërrohen në një zakon edhe në Shqipëri. Avantazhi kryesor është pasi iulejohet konsumatorëve të lundrojnë nëpër kategori të ndryshme pa u larguar ngashtëpia, të krahasojnë çmimet në shumëllojshmërinë e dyqaneve online dhe tëporosisin sa më shumë artikuj që mund t’u lejojë xhepi pa u merakosur se si dot’i transportojnë ato. Për më tepër interneti është i hapur ne 24 orë, pra nukka arsye të nxitosh për të blerë një artikull, një apo të shqetësohesh për tëgjetur një vend parkimi në dyqanet e qendrat e ndryshme tregtare.Një model që ka gjetur mjaft qasjepozitive në Europë e sidomos në vende si Anglia, është ai i blerjes online dhei marrjes së produktit në një pikëshitje të caktuar ose ndryshe etiketuar si”Click and Collect in Store”. Kjo mënyrë blerjeje ka sjellë një komoditet tërritur për konsumatorin, i cili ka mundësi që të zgjedhë me kujdes artikullinpër të cilin është i interesuar.

Don't waste your time
on finding examples

We can write the essay sample you need

Ky lloj modeli ka ndryshuar edhe anënlogjistike të të gjithë procesit të shitje-blerjes. Aq konkurruese duhet tëjetë, saqë në tregje të mëdha si ato të Nju Jorkut, ku konsumatorët presin qëtë marrin produktet e porositura online, brenda një ore.Por, në Shqipëri, sektori ie-commerce është një sektor i ri, kështu që kompanitë që operojnë në këtëmënyrë nuk kanë akoma eksperiencën e duhur dhe nuk është krijuar akoma një tregi tillë i konsoliduar.Në 2015-n, kemi hasur çeljen eshumë kompanive të reja që duan të shesin dhe të veprojnë nëpërmjet internetit qëduan të zgjerohen në tregun shqiptar. Një tendencë e përgjithshme e këtyrekompanive të reja është të funksionojnë kryesisht me pagesa në terren, kundrejtpagesave online me karta krediti dhe debiti, për t’iu përgjigjur mazhorancës sëtregut.

Përhapja e madhe e pagesave fizike, lidhur me tregun online nuk ështëdomosdoshmërisht pozitive, por të paktën është një hap i madh drejt zgjerimittë tregut në përgjithësi. Industria e tregtisë online brenda Shqipërisë ështëdyfishuar në krahasim me vitin 2014 dhe parashikohet që kjo tendencë do tëvazhdojë për disa vite në vijim.Sipas të dhënave te INSTAT,transporti i mallrave me postë shënoi një rënie vjetore me 13% në janar-prill2017. Nga të dhënat mësohet se në katërmujorin e parë të vitit u transportuanme postë 146 tonë mallra nga 169 tonë që u transportuan më 2016.

Kjo si pasojëe ligjit të ri të taksimit të blerjeve online mbi 22 euro, ku blerësi paguan sitaksë 22.4% të vlerës së mallit.1.3  Çfarëvështirësish hasen në vendin tonë në modelin e të bërit tregti online?Një nga problematikate mëdha është siguria e klientit, e cila nga kultura e përgjithshme e biznesitnë Shqipëri, ka krijuar një ndjenjë pasigurie te klienti. Tjetër problem që nëdukje është i parëndësishëm, por online ka vlerën e vet, është sërish kulturadhe mënyra e komunikimit të njerëzve me monedhën vendase; në një masë të gjerëtë popullsisë vihet paaftësia për të kuptuar vlerën reale të Lekut, termi Lek ivjetër dhe Lek i ri u shkakton konfuzion gjatë gjithë kohës klientëve.

Tevështirësitë kryesore vazhdon të ngelet problem i madh edhe infrastruktura eblerjes në vetvete. Shumë kompani të reja po shkojnë drejt tendencës për t’ideleguar pagesat nëpërmjet shërbimeve fizike, si pagesë me korrier, pagesë nëdyqane partnere etj. pavarësisht se prezenca e tyre është online.2.      Siguriae blerjeve online2.

1  Cilatmasa të sigurisë duhet të merren para se të kryejmë një blerje online?Para se të fillonipazarin në Internet mos harroni të ndaloni dhe të mendoni. Sigurohuni që masate sigurisë janë të duhurat dhe kuptoni pasojat e veprimeve tuaja dhe sjelljeve.•Mbani pajisjet epastra:Të gjitha pajisjet që përdorni për të bërë blerje duhet të kenë programe tëpërditësuar duke përfshirë programe sigurie, sistem shfrytëzimi, programeaplikative dhe aplikacione.•Jinitë matur me Wi-fi dhe Hotspot-e: Mos ndani informacione personale osefinanciare në një rrjet të pasigurtë. Përdorimi i ueb-it nga telefoni juajështë më i sigurtë se rrjetet wireless kur përdoret telefoni celular.•Sigurohuniqë faqja e Internetit është e ligjshme.

• Mbroniinformacionet tuaja personale: Sigurohuni që informacioni që jukërkohet të jetë vetëm ai që është i nevojshëm për të mbyllur transaksionet.Kontrolloni termat e sigurisë së faqes së Internetit. Sigurohuni që të kuptonisi informacioni do ruhet dhe do përdoret.•Përdornimënyra të sigurta pagese: Kartat e kreditit janë përgjithësishtopsioni më i sigurt sepse ato e lejojnë blerësin të kërkojnë kreditin mbrapshtnëse produkti nuk dërgohet ose nuk është ai që është porositur.•Mbani llogaritë në një letër:Ruani të dhënat e transaksioneve tuaja online, duke përfshirë përshkrimin eproduktit, çmimin, faturën online, termat e shitjes dhe kopje të email-eve tëshkëmbyera me shitësin. 2.2  Çfarë është ‘Siguria 3D’? Me qëllim rritjen esigurisë për transaksionet e realizuara nga interneti, për të gjitha kartat elëshuara nga bankat sjellin “Sigurine 3D” (Three DomainSecure), i cili plotëson të gjitha standardetndërkombëtare të sigurisë. Visa International ka zhvilluar protokollin e saj tësigurisë për blerjet online, bazuar në modelin “Siguria 3D” ose siçnjihet ndryshe ‘Verified by Visa’/MasterCardSecureCode.

Ju mund ta njihni nëse një faqe e ofron apo jo shërbiminpërmes logove : Ky nivel sigurie ijep mundesinë klientit për një përdorim akoma dhe më të sigurt të kartës nëInternet. Me anë të këtij shërbimi shtohet një hap shtesë gjatë kryerjes sëpagesave online. Klientit i kërkohet të regjistrojë një fjalëkalim, në mënyrë që të ekzekutojëpërfundimisht blerjen online. Këtë fjalëkalim e di vetem klienti që ka bërëregjistrimin. Fjalëkalimi nuk njihet nga Banka dhe për rrjedhojë nuk mund tëjepet nga banka. Avantazhet e”Sigurisë 3D”:·     “3DSecure” është një element shtesë sigurie, i cili ofron mbrojtje ngapërdorimi i paautorizuar i të dhënave tuaja gjatë transaksioneve online. Ajonuk kërkon që ju të instaloni ndonjë pajisje apo software shtesë në kompjuterintuaj.·     Shërbimi3D Secure siguron më shumë mbrojtje se pagesat normale me kartë në Internet,pasi karta juaj verifikohet nëpërmjet këtij shërbimi gjatë blerjeve online.

Jumund të blini të qetë tek çdo faqe që ka shërbimin VbV/MSC pasi kjo siguronedhe legjitimitetin e tregtarit. Fjalëkalimi personal ju siguron se ju dhevetëm ju e përdorni kartën tuaj për blerje në Internet. Mbrojtja shtesë eshërbimit Verified by Visa/ MasterCard SecureCode është e siguruar që nëmomentin kur kur banka konfirmon regjistrimin e suksesshëm të kartës tuaj nëshërbim.Regjistrimi nëopsionin 3D Secure nuk është e detyruar.

Mbani parasysh që kartembajtesit nuk ihiqet përgjegjësia për transaksionet online të kryera në faqe që nuk kanësigurinë 3D dhe nuk është bërë konfirmimi i fjalëkalimit. Në rastin kur klientivetë nuk konfirmon fjalëkalimin, nuk do t’i njihet e drejta për të kërkuarrimbursim.3.

      Potencialet e zhvillimit tësistemeve online në Shqipëri 3.1  Cilat janë mundësitë reale tëzhvillimit të mëtejshëm të tregtisë online në Shqipëri?Shqipëria krahasuarme shumë vende të zhvilluara në botë, ka një adaptim shumë të lartë tëpërdorimit të internetit në mobile dhe nëpërmjet smartphone-ve. Në vitet qëvijnë do të shohim një zhvillim shumë dinamik të tregut online në Shqipëri dhedo shohim shumë kompani të reja të suksesshme që do të çelin në treg dhesfidojnë shumë biznese tradicionale.

Një potencial shumë i madhgjithashtu qëndron në bizneset online, të cilat do të hapen në Shqipëri, por dotë kenë qëllim për të tregtuar jashtë Shqipërisë, duke krijuar kështu shumëvende pune të reja në vend dhe duke ndikuar në ekonominë e venditdrejtpërdrejt. GDP-ja e e-commerce është aktualisht mbi 2% e GDP botërore. Nësekëto shifra analizohen në Shqipëri janë shumë qesharake në krahasim mepotencialin e vërtetë që ofron trendi i këtij tregu.

Kjo është arsyeja që nejemi të sigurt që sektori do rritet dhe nëse klienti do ta pranojnë ngadalë aposhpejt, pak rëndësi ka. Tani gjithçka varet nga ofruesit dhe shtimi i numrit tëtyre, të cilët veprojnë në mënyrën e duhur, sepse ky sektor është krejtësishtndryshe nga çdo sektor tjetër aktual në Shqipëri dhe kompani të fokusuara vetëmnë shitjet online janë të numëruara me gishtat e njërës dorë.1.1  Disa nga kompanitë e sukseshme nëfushën e e-commerce në ShqipëriNjë nga kompanitë e suksesshmeshqiptare është ‘Ebuy.

al’. Viti 2015 ka shënuar rritje prej 150% në krahasim mevitin 2014 për ebuy.al. “Parashikimi ynë ishte një rritje 80-?100% për vitin2015, duke u bazuar tek problematikat e tregut, si penetrimi i ulët iinternetit, numri i ulët i transaksioneve me kartë krediti, besueshmëria eblerësve ndaj blerjeve online, etj. Këtë vit ne i tejkaluam pritshmëritë tona,ashtu si edhe vitin e parë në treg, kështu që është pak e vështirë të bëshparashikime të sakta në këtë lloj fushe.” -pohon Iralda Mitro, administratore e “Ebuy.al”.Nettrade Albania (Dyqani taxi) karritur ndjeshëm të ardhurat në vitin e parë të plotë të aktivitetin në 2013,duke arritur në 3.

4 milionë lekë, ndërsa humbjet ishin 1.6 milionë lekë. Tëardhurat janë rritur me 25% në 2014-n, sipas të dhënave nga vetë kompania.”Brenda vitit 2018 parashikojmë të procedojmë mbi 1000 porosi në ditë për tëgjitha portalet tona.” –tregon Valer Pinderi, administrator i kompanisëNetTrade Albania.

Ecuri të qëndrueshme ka dhe IkubAlbania, që e ka aktivitetin më të diversifikuar dhe menaxhon faqen e shitjeveonline ebuy.al, që raportoi të ardhura prej 21 milionë lekësh në 2014-n, merritje vjetore prej 33%. Megjithatë, edhe ai rezultoi me një humbje prej rreth6 milionë lekësh.KONKLUZIONE DHE SUGJERIMENëShqipëri, sektori i e-commerce është një sektor i ri, kështu që kompanitë qëoperojnë në këtë mënyrë nuk kanë akoma eksperiencën e duhur dhe nuk ështëkrijuar akoma një treg i tillë i konsoliduar.Nëvitet që vijnë do të shohim një zhvillim shumë dinamik të tregut online nëShqipëri dhe do shohim shumë kompani të reja të suksesshme që do të çelin nëtreg dhe sfidojnë shumë biznese tradicionale.Të gjithë klientët që blejnë online duhet të regjistrohennë shërbimin 3D, në mënyrë që të bëjnë transaksione sa më të sigurta në Internet.Meanë të këtij shërbimi shtohet një hap shtesë gjatë kryerjes së pagesave online.

x

Hi!
I'm Owen!

Would you like to get a custom essay? How about receiving a customized one?

Check it out